Ushtria izraelite gjen trupin e pengut të fundit të mbetur në Gaza
Një deklaratë ushtarake thekson se trupi i rreshterit të Klasit të Parë Ran Gvili u identifikua dhe do të kthehet për varrim
Stamboll
Ushtria izraelite tha të hënën se kishte gjetur dhe rimarrë trupin e pengut të saj të fundit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Një deklaratë ushtarake thekson se trupi i rreshterit të Klasit të Parë Ran Gvili u identifikua dhe do të kthehet për varrim.
"Me këtë, të gjithë pengjet janë kthyer nga Rripi i Gazës", shtoi ajo.
Njoftimi erdhi një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli do të rihapë pikën kufitare Rafah midis Gazës dhe Egjiptit pas kthimit të trupit të Gvilit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
