Bota

Ushtria izraelite bastis pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gazën qendrore

Forcat izraelite qëlluan dhe vranë tre palestinezë që prisnin ndihmë pranë korridorit

Abdulbesar Ademi  | 16.08.2025 - Përdıtësım : 16.08.2025
Ushtria izraelite bastis pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gazën qendrore

Gaza

Ushtria izraelite ka bastisur ka bastisur një pikë të shpërndarjes së ndihmave në Korridorin Netzarim në Gazën qendrore me automjete të blinduara, raporton Anadolu.

Forcat izraelite qëlluan dhe vranë tre palestinezë që prisnin ndihmë pranë korridorit.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë të paktën 61.800 palestinezë në Gaza. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën dhe e ka çuar atë në prag të urisë.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.