Bota

Ushtria izraelite arreston 7 sirianë në një bastisje në Siri

Forcat e ushtrisë hyjnë në vendbanimin Jubata al-Khashab të Quneitrës, thonë mediat lokale.

Betül Yılmaz  | 03.09.2025 - Përdıtësım : 04.09.2025
Ushtria izraelite arreston 7 sirianë në një bastisje në Siri

Stamboll

DAMASK/STAMBOLL (AA) - Sipas mediave lokale, 7 sirianë u arrestuan nga forcat izraelite në një bastisje gjatë natës në periferinë Quneitra, në Sirinë jugperëndimore, transmeton Anadolu.

Televizioni shtetëror sirian, Al-Ikhbariya, raportoi se forcat ushtarake hynë në vendbanimin Jubata al-Khashab në fshatin verior të Quneitras, që ndodhet brenda zonës së shkëputjes në Lartësitë e pushtuara të Golanit në jug të vendit.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite mbi raportin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın