Bota

Ushtria izraelite arreston 6 palestinezë

Palestinezët u arrestuan për "përfshirje të dyshuar në aktivitetet terroriste popullore", theksoi ushtria izraelite në një njoftim, pa elaboruar mbi natyrën e këtyre aktiviteteve

Ekip  | 12.12.2018 - Përdıtësım : 12.12.2018
Ushtria izraelite arreston 6 palestinezë

Kuds

KUDS (AA) - Forcat izraelite kanë arrestuar gjashtë palestinezë gjatë bastisjeve të kryera në mbarë Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezët u arrestuan për "përfshirje të dyshuar në aktivitetet terroriste popullore", theksoi ushtria izraelite në një njoftim, pa elaboruar mbi natyrën e këtyre aktiviteteve.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor me pretekstin e kërkimit të palestinezëve "të kërkuar".

Sipas shifrave palestineze, rreth 6.000 palestinezë vazhdojnë të vuajnë në qendrat e paraburgimit në Izrael, duke përfshirë dhjetëra gra dhe qindra të mitur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın