Bota

Ushtria izraelite arreston 54 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë një gazetare

Sipas informacioneve nga burimet lokale, gjatë bastisjeve u arrestuan 54 palestinezë, përfshirë ish-të burgosur, një fëmijë dhe një gazetare

Qais Omar Darwesh Omar, Hamdi Yıldız  | 05.01.2026 - Përdıtësım : 05.01.2026
Ushtria izraelite arreston 54 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë një gazetare

Ramallah

Ushtria izraelite njoftohet se ka arrestuar 54 palestinezë, përfshirë një fëmijë dhe një gazetare, në bastisjet e kryera në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar që nga mëngjesi i hershëm, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve nga burimet lokale, ushtria izraelite kreu bastisje ndaj shtëpive në disa qytete dhe qyteza në Bregun Perëndimor. Ushtarët izraelitë dëmtuan shtëpi dhe sende të palestinezëve gjatë bastisjeve.

Gjatë bastisjeve u arrestuan 54 palestinezë, përfshirë ish-të burgosur, një fëmijë dhe një gazetare.

Arrestimet u përqendruan në qytetet Hebron, Nablus, Betlehem, Qalqilya, Tulkarm dhe Tubas.

Vihet në dukje se gazetarja Enas Ikhlawi, u arrestua në qytezën Izna, në perëndim të qytetit Hebron, dhe një fëmijë u arrestua në Tulkarm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.