Bota

Ushtria izraelite arreston 40 palestinezë në qytetin El-Khalil të Bregut Perëndimor

Sipas informacionit që dëshmitarët në rajon kanë dhënë për gazetarin e AA-së, ushtarët izraelitë bastisën dhe kontrolluan dhjetëra shtëpi në qytezën Dura, në jug të El-Khalilit

Qais Omar Darwesh Omar, Hamdi Yıldız  | 13.11.2025 - Përdıtësım : 14.11.2025
Ushtria izraelite arreston 40 palestinezë në qytetin El-Khalil të Bregut Perëndimor

Ramallah

Ushtria izraelite arrestoi 40 palestinezë gjatë bastisjeve në qytetin El-Khalil (Hebron) në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Sipas informacionit që dëshmitarët në rajon kanë dhënë për gazetarin e AA-së, ushtarët izraelitë bastisën dhe kontrolluan dhjetëra shtëpi në qytezën Dura, në jug të El-Khalilit.

Ushtarët izraelitë morën në pyetje 40 palestinezë, kryesisht të rinj, në rrugë dhe liruan disa prej tyre.

Pas luftës gjenocidale të Izraelit kundër Rripit të Gazës, veçanërisht pas 8 tetorit 2023, bastisjet, ndalimet dhe shembjet kundër palestinezëve, të shoqëruara me dhunë, vazhdojnë pandërprerë në shumë qytete dhe qyteza të pushtuara, përfshirë Kudsin Lindor.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.