Ushtria e SHBA-së godet një motobarkë në Paqësorin Lindor
Komanda Jugore e SHBA-së tha se dy “narko-terroristë” u vranë dhe një tjetër i mbijetoi sulmit.
Washington
Ushtria amerikane të premten ka kryer një sulm ndaj një motobarke që dyshohet se ishte e përfshirë në trafik droge në Paqësorin Lindor, njoftoi Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM), transmeton Anadolu.
“Inteligjenca konfirmoi se mjeti lundrues po lëvizte përgjatë rrugëve të njohura të trafikut të drogës në Paqësorin Lindor dhe ishte i angazhuar në operacione të trafikut të narkotikëve”, thuhet në një postim të komandës në platformën amerikane X.
Sipas njoftimit, dy “narko-terroristë” u vranë dhe një tjetër i mbijetoi sulmit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
