Bota

Ushtria e Nigerisë vret një komandant të lartë të Boko Haram

Operacioni u krye në Gorgi, zona lokale qeverisëse Damboa të shtetit verilindor Borno

Ekip   | 30.03.2020
Ushtria e Nigerisë vret një komandant të lartë të Boko Haram

Ankara

Ushtria e Nigerisë njoftoi se kohët e fundit gjatë një operacioni ka vrarë një komandant të lartë të Boko Haram, njoftuan sot mediat, raporton Anadolu Agency (AA).

“Komandanti i lartë i Boko Haram, Abu Usamah, është në mesin e atyre kryengritësve të vrarë të Boko Haram gjatë kësaj përleshje", Daily Post citoi një deklaratë ushtarake, duke iu referuar operacionit kundër Boko Haram më 22 mars.

Operacioni u krye në Gorgi, zona lokale qeverisëse Damboa të shtetit verilindor Borno.

Sipas të përditshmes, përveç komandantit të lartë, operacioni po ashtu la të vdekur edhe më shumë se 100 kryengritës të Boko Haram, njoftoi ushtria në një deklaratë të hershme.

Forcat ushtarake nga Çadi, Kameruni, Nigeria dhe Nigeri janë duke luftuar për të hequr qafe Boko Haram nga rajoni i Liqenit të Çadit për më shumë se pesë vjet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın