Bota

Ushtria e Libisë siguron kontrollin në zonat Ain Zara dhe Wadi Rabie në Tripoli

Zëdhënësi i Ushtrisë së Libisë, Mohamed Qununu tha se njësitë e ushtrisë kanë nxjerrë milicët e Haftarit nga zonat Ain Zara dhe Wadi al-Rabie në jug të Tripolit dhe kanë siguruar kontroll të plotë në këto zona

Enes Canlı  | 04.06.2020 - Përdıtësım : 04.06.2020
Ushtria e Libisë siguron kontrollin në zonat Ain Zara dhe Wadi Rabie në Tripoli

Ankara

Ushtria e Libisë ka çliruar nga milicët e Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura në lindje të vendit, zonat Ain Zara dhe Wadi al-Rabie në jug të kryeqytetit Tripoli duke siguruar plotësisht kontrollin në këto zona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ushtrisë së Libisë, koloneli Mohamed Qununu deklaroi se njësitë e ushtrisë kanë nxjerrë milicët e Haftarit nga zonat Ain Zara dhe Wadi al-Rabie në jug të Tripolit dhe se kanë siguruar kontroll të plotë në këto zona.

Milicët e Haftarit i cili reth një vit më parë dha urdhër për të sulmuar Tripolin, kohën e fundit po përjetojnë humbje njëra pas tjetrës përballë ushtrisë së Libisë.

Ushtria libiane pasi pastroi nga milicët e Haftarit një zonë të gjerë në jug të Tripolit, dje njoftoi se ka rimarrë nga milicët e Haftarit aeroportin ndërkombëtar të Tripolit me rëndësi strategjike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın