Bota

Ushtria e Azerbajxhanit çliroi nga pushtimi territore dhe lartësira të rëndësishme

"Operacionet kanë vazhduar përgjatë natës me intensitet të ndryshëm në drejtim të rajoneve Agdere, Aghdam, Fuzuli, Jabrayil, Zangilan dhe Gubadli", tha ministria në deklaratën e saj

Ruslan Rehimov  | 23.10.2020 - Përdıtësım : 23.10.2020
Ushtria e Azerbajxhanit çliroi nga pushtimi territore dhe lartësira të rëndësishme

Baku

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se janë në vazhdim operacionet që ushtria e Azerbajxhanit ka filluar për të çliruar territoret nën pushtimin armen, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Operacionet kanë vazhduar përgjatë natës me intensitet të ndryshëm në drejtim të rajoneve Agdere, Aghdam, Fuzuli, Jabrayil, Zangilan dhe Gubadli", njoftoi ministria në deklaratën e saj.

Forcat armene që hapin zjarr me artileri dhe mortaja në vijën e mbrojtjes së ushtrisë së Azerbajxhanit kanë marrë goditje të rënda në rajonet Fuzuli, Jabrayil dhe Gubadli. Ushtria e Azerbajxhanit ka siguruar kontrollin në territore dhe lartësira të rëndësishme në këto drejtime.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se burimet dhe infrastruktura ushtarake e Armenisë kanë pësuar dëme të pariparueshme përgjatë gjithë frontit dhe se forcat armene kanë probleme për pajisje, armë, municione dhe ushqime.

Bëhet e ditur se ushtarët që kanë ardhur nga Armenia kanë refuzuar të luftojnë dhe kanë dezertuar. Ndërkohë njoftohet se luftimet vazhdojnë përgjatë gjithë vijës së frontit dhe se situata është nën kontrollin e ushtrisë së Azerbajxhanit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın