Ushtria amerikane godet një varkë të dyshuar për drogë në Paqësorin Lindor
“Gjatë këtij operacioni u vranë tre persona të dyshuar si narkoterroristë. Asnjë pjesëtar i forcave ushtarake amerikane nuk u lëndua”, tha Komanda Jugore e SHBA-së.
Washington
Ushtria e SHBA-së ka kryer të premtezn një sulm ndaj një mjeti lundrues që dyshohet se ishte i përfshirë në trafik droge në Paqësorin Lindor, tha Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM), transmeton Anadolu.
Sulmi është kryer nga Task-Forca e Përbashkët Shtiza Jugore me urdhër të komandantit të SOUTHCOM-it, gjeneral Francis L. Donovan.
“Sipas inteligjencës, mjeti po lundronte përgjatë rrugëve të njohura të trafikut të drogës në Paqësorin Lindor dhe ishte i përfshirë në aktivitete të trafikut të narkotikëve”, thuhet në njoftimin e SOUTHCOM-it në platformën sociale amerikane X.
“Gjatë këtij operacioni u vranë tre persona të dyshuar si narkoterroristë. Asnjë pjesëtar i forcave ushtarake amerikane nuk u lëndua”, tha Komanda.
