Bota

Ushtria amerikane godet një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe

Komanda Jugore tha se inteligjenca ka konfirmuar se mjeti lundrues “po lëvizte përgjatë rrugëve të njohura të trafikut të drogës në Karaibe dhe ishte i përfshirë në operacione të trafikut të narkotikëve”.

Asiye Latife Yılmaz  | 14.02.2026 - Përdıtësım : 14.02.2026
Ushtria amerikane godet një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe

Stamboll

Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se tre persona të dyshuar si narkoterroristë u vranë të premten gjatë një sulmi ajror në Karaibe ndaj një mjeti lundrues që dyshohej se ishte i lidhur me organizata të shpallura terroriste dhe me trafik droge, transmeton Anadolu.

“Më 13 shkurt, me urdhër të komandantit të Komandës Jugore të SHBA-së, Gjeneral Francis L. Donovan, Task-Forca e Përbashkët ‘Southern Spear’ kreu një goditje vdekjeprurëse ndaj një mjeti lundrues të operuar nga organizata të shpallura terroriste”, njoftoi SOUTHCOM-i në rrjetin social amerikan X.

Sipas njoftimit, inteligjenca ka konfirmuar se mjeti lundrues “po lëvizte përgjatë rrugëve të njohura të trafikut të drogës në Karaibe dhe ishte i përfshirë në operacione të trafikut të narkotikëve”.

Po ashtu u bë e ditur se gjatë operacionit nuk pati të lënduar në radhët e forcave ushtarake amerikane.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın