Bota

Ushtarët izraelitë sulmuan një universitet në Bregun Perëndimor ku do të shfaqej filmi "Zëri i Hind Rajab"

Gjashtë studentë u plagosën në sulm, dhe shumë të tjerë u prekën nga gazi lotsjellës

Qais Omar Darwesh Omar, Ekrem Biçeroğlu  | 06.01.2026 - Përdıtësım : 06.01.2026
Ushtarët izraelitë sulmuan një universitet në Bregun Perëndimor ku do të shfaqej filmi "Zëri i Hind Rajab"

Ramallah

Ushtarët izraelitë bastisën Universitetin Birzeit në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar, për të parandaluar shfaqjen e filmit "Zëri i Hind Rajab", duke plagosur 6 persona, transmeton Anadolu.

Sipas burimeve lokale, studentët e universitetit po mbanin një aktivitet në solidaritet me të burgosurit palestinezë.

Ushtarët izraelitë bastisën universitetin ndërsa studentët po përgatiteshin të shfaqnin "Zëri i Hind Rajab" si pjesë e aktivitetit.

Ushtarët thyen dyert dhe përdorën municione luftarake, boma zanore dhe gaz lotsjellës.

Një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze konfirmoi se tre studentë u plagosën në këmbë nga municionet luftarake dhe tre të tjerë u plagosën nga shrapnel.

Të plagosurit u dërguan në spital për trajtim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın