Bota

Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj njëri-tjetrit: 2 të vdekur

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria thuhet se "dy oficerë izraelitë u vranë si rezultat i sulmit miqësor sonte gjatë detyrës së rojës pranë një kampi në Luginën e Jordanit"

Esat Fırat  | 13.01.2022 - Përdıtësım : 13.01.2022
Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj njëri-tjetrit: 2 të vdekur

Kuds

Ushtria izraelite ka njoftuar se dy ushtarë u vranë si pasojë e “sulmit miqësor” të hapur gjatë natës në një bazë pranë Luginës së Jordanit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria thuhet se "dy oficerë izraelitë u vranë si rezultat i sulmit miqësor sonte gjatë detyrës së rojës pranë një kampi në Luginën e Jordanit".

Po ashtu thuhet se ushtarët kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit për shkak të një gabimi, ndërsa familjarët e viktimave janë njoftuar për situatën dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Një oficer i lartë, i cili nuk e zbuloi identitetin e tij, për gazetën "Walla" të Izraelit tha se dy oficerët e vrarë ishin "në komandë të një prej njësive elitare në ushtrinë izraelite".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın