Bota

Ushtarët izraelitë arrestojnë 14 palestinezë

Në njoftimin e ushtrisë izraelite theksohet se palestinezët janë arrestuar për shkak të akuzave për "pjesëmarrje në aktivitete terroriste"

Esat Fırat  | 10.10.2018 - Përdıtësım : 10.10.2018
Ushtarët izraelitë arrestojnë 14 palestinezë

Kuds

KUDS (AA) – Ushtarët izraelitë gjatë mbrëmjes së kaluar në Bregun Perëndimor arrestuan 14 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ushtrisë izraelite theksohet se palestinezët janë arrestuar për shkak të akuzave për "pjesëmarrje në aktivitete terroriste". Palestinezët e arrestuar janë dërguar për marrje në pyetje.

Forcat izraelite shpesh herë në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor kryejnë operacione për akuza të ndryshme.

Të dhënat e Shoqatës së të burgosurve palestinezë tregojnë se në burgjet izraelite gjenden rreth 6.000 palestinezë, mes të cilëve ka gra dhe të mitur.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın