Ushtarët izraelitë plagosin pesë palestinezë në kufirin me Gazën
Në deklaratë nuk është dhënë informacion të detajuar në lidhje me gjendjen shëndetësore të plagosurve

Gaza
Pesë palestinezë janë plagosur si pasojë e intervenimit të ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore të "Marshit të Madh të Kthimit" në Rripin e Gazës nën bllokim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë thuhet se në intervenimin e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore janë plagosur pesë palestinezë.
Në deklaratë nuk është dhënë informacion të detajuar në lidhje me gjendjen shëndetësore të plagosurve.
Komisioni i Lartë Kombëtar i Marshit të Madh të Kthimit dhe Ndërprerjes së Bllokimit të Gazës në njoftimin e bërë më 15 nëntor kishte njoftuar se janë shtyer protestat paqësore që organizohen çdo javë të premten për shkaqe sigurie. Komisioni këtë vendim e kishte marrë pas sulmit izraelit ndaj Gazës më 12 nëntor.
Që nga 30 marsi i vitit të kaluar, palestinezët në kufirin e Rripit të Gazës organizojnë protesta paqësore me moton "Marshi i Madh i Kthimit", me anë të të cilave kërkojnë kthimin në territoret nga ku u dëbuan, si dhe heqjen e bllokadës së Gazës të imponuar në vitin 2006.
Sipas deklaratës së Qendrës për të Drejtat e Njeriut, Al-Mizan, mbi 320 palestinezë janë martirizuar, ndërsa rreth 18.500 të tjerë janë plagosur në ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave të "Marshit të Madh të Kthimit".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.