Bota

Ushtarët izraelitë arrestuan 50 palestinezë në Bregun Perëndimor

Të paktën 50 palestinezë, përfshirë një fëmijë, ish të burgosur dhe gazetarë, u arrestuan gjatë bastisjeve në qytete dhe qyteza të ndryshme të Bregut Perëndimor

Safiye Karabacak  | 14.10.2024 - Përdıtësım : 15.10.2024
Ushtarët izraelitë arrestuan 50 palestinezë në Bregun Perëndimor

Istanbul

Ushtarët izraelitë arrestuan të paktën 50 palestinezë gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, thuhet se ushtarët izraelitë vazhduan bastisjet e tyre në shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor.

Të paktën 50 palestinezë, përfshirë një fëmijë, ish të burgosur dhe gazetarë, u arrestuan gjatë bastisjeve në qytete dhe qyteza të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Në deklaratë thuhet se ushtarët izraelitë kanë rrahur dhe kërcënuar familjarët e palestinezëve që kanë arrestuar.

Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 ka tejkaluar 11.300 me arrestimet e fundit.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın