Ushtarët armenë hapin zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në kufi
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se situata në rajon është kontrollin e trupave azerbajxhanase dhe se nuk kishte viktima në mesin e ushtarëve azerbajxhanas
Baku
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se trupat e ushtrisë armene hapën zjarr mbi pozicionet e Azerbajxhanit në kufi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ministrisë thuhet se pozicionet në drejtim të fshatit Yellice të provincës Kalbajar u shënjestruan nga pozicionet armene në fshatin Azizli të provincës Basargeçer në orën 14:50 sipas kohës lokale.
Në deklaratë theksohet se situata në rajon është kontrollin e trupave azerbajxhanase dhe se nuk kishte viktima në mesin e ushtarëve azerbajxhanas.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.