Bota

Uria që Izraeli imponon në Gaza kërcënon jetën e vajzës 6-vjeçare

- Që nga 7 tetori 2023, 147 persona, përfshirë 88 fëmijë, kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës, ku Izraeli imponon uri.

Alban Agushi  | 31.07.2025 - Përdıtësım : 01.08.2025
Uria që Izraeli imponon në Gaza kërcënon jetën e vajzës 6-vjeçare Foto: Khames Alrefi / AA

Ankara

TIRANË (AA) - Uria që Izraeli imponon në Rripin e Gazës vazhdon të kërcënojë jetët e fëmijëve palestinezë, raporton Anadolu.

Misk al-Medhun, një vajzë 6-vjeçare që jeton në lagjen Sheikh Radwan në qytetin e Gazës, po vuan nga atrofia cerebrale dhe kequshqyerja për shkak të urisë dhe ndodhet nën kërcënimin e jetës së saj.

Misk, e cila ka rënë deri në 4 kilogramë për shkak të kequshqyerjes, është në rrezik serioz për vdekje.

Që nga 7 tetori 2023, 147 persona, përfshirë 88 fëmijë, kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës, ku Izraeli imponon uri.


- Sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës

Pas armëpushimit në Rripin e Gazës që hyri në fuqi më 19 janar, ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj të ashpra në mëngjesin e 18 marsit. Të paktën 60.138 palestinezë janë vrarë dhe 146.269 janë plagosur në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 18 marsi kur shkeli armëpushimin e deri më tani, në Gaza janë vrarë 8.970 persona dhe janë plagosur 34.228 të tjerë.

Është rritur në 1.239 numri i personave të vrarë dhe në 8.152 numri i të plagosurve si pasojë e sulmeve sistematike që shënjestrojnë palestinezët në zonat e shpërndarjes të krijuara që nga 27 maji nën maskën e ndihmës humanitare nga "Fondacioni Humanitar i Ndihmës për Gazën" i udhëhequr nga Izraeli dhe SHBA-ja.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın