Bota

Uragani Melissa godet Xhamajkën me erëra të vlerësuara në 295 kilometra

Situata konsiderohet jashtëzakonisht e rrezikshme dhe paraqet kërcënim serioz për jetën dhe banorët këshillohet të qëndrojnë brenda

Serdar Dincel  | 29.10.2025 - Përdıtësım : 29.10.2025
Uragani Melissa godet Xhamajkën me erëra të vlerësuara në 295 kilometra Foto: AA/Arkiv

Stamboll

Uragani Melissa ka goditur pjesën jugperëndimore të Xhamajkës pranë vendbanimet bregdetar New Hope, me erëra maksimale të vlerësuara deri në 185 milje në orë (295 kilometra në orë), transmeton Anadolu.

Situata konsiderohet jashtëzakonisht e rrezikshme dhe paraqet kërcënim serioz për jetën dhe banorët këshillohet të qëndrojnë brenda.

Stuhia e kategorisë 5 përshkruhet si më e fuqishmja që ka kërcënuar ndonjëherë Xhamajkën.

Nënkryetari i Këshillit për Menaxhimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë, Desmond McKenzie, tha se ushtria dhe shërbimet zjarrfikëse të Xhamajkës do të ndërmarrin operacione kërkim-shpëtimi sapo uragani Melissa të kalojë mbi ishull.

“Ne kemi pajisje të vendosura paraprakisht. Sapo të vijë kërkesa, ekipi do të jetë gati të veprojë. Kemi varka, helikopterë, çfarë të doni”, tha McKenzie për gazetarët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın