Bota

Ura historike osmane në Kirkuk qëndron ende e fortë, pavarësisht kalimit të viteve dhe përmbytjeve

"Ura ka karakteristika unike. Për shembull, 12 harqet e saj përfaqësojnë 12 muajt e vitit, gjatësia e saj prej 365 metrash përfaqëson 365 ditët e vitit dhe gjerësia e saj prej 7 metrash përfaqëson 7 ditët e javës"

Ali Makram Ghareeb  | 04.01.2026 - Përdıtësım : 04.01.2026
Ura historike osmane në Kirkuk qëndron ende e fortë, pavarësisht kalimit të viteve dhe përmbytjeve Foto: Ali Makram Ghareeb/AA

Kirkuk

Ura historike osmane në lagjen Dakuk të Kirkukut, Irak, dallohet për qëndrueshmërinë dhe madhështinë e saj, raporton Anadolu.

Ura, e ndërtuar mbi lumin Dakuk dhe historikisht e përdorur nga karvanët tregtarë për të kaluar nga Iraku verior në atë jugor, është ende në përdorim.

E njohur më parë si "ura që lidh Kirkukun me Bagdadin", kjo strukturë historike i ka rezistuar shkatërrimit të kohës, duke sfiduar me sa duket vitet, edhe pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë vazhduar me ndërprerje në Irak që nga 9 dhjetori.

Rait Ugle, drejtori i Monumenteve Historike në Kirkuk, për Anadolu tha se përmbytjet që prekin Irakun dhe Kirkukun në veçanti kanë demonstruar edhe një herë qëndrueshmërinë e urës së fortë historike.

Ugle theksoi se Ura Osmane është një nga monumentet e rëndësishme historike të Kirkukut, duke theksuar se pavarësisht se është ndërtuar afërsisht 142 vjet më parë, ajo ende përdoret për transport.

Ugle deklaroi se rajoni ka përjetuar reshjet dhe përmbytjet më të dendura në vitet e fundit, duke vënë në dukje se ndërsa disa struktura u shembën nga përmbytjet, ura historike mbeti në këmbë.

Ai shtoi se qeveria dhe administrata e Kirkukut do t'i japin edhe më shumë rëndësi kësaj ure dhe se do të sigurojnë hapjen e saj për turizëm për shkak të qëndrueshmërinë dhe estetikës së saj.

"Një vepër që pasqyron soliditetin e ndërtimit osman"

Necat Kevseroglu, një studiues dhe shkrimtar nga Kirkuku, theksoi se ura në Dakuk është një nga qindra kryeveprat e osmanëve në Irak, duke thënë: "Kjo urë është një vepër që pasqyron soliditetin e ndërtimit osman".

Kevseroglu tha se ura, themelet e së cilës u vendosën në fillim të viteve 1870 nga Mithat Pasha, Guvernatori i Bagdadit gjatë periudhës osmane, u përfundua në vitin 1883 dhe tërhoqi vëmendjen te gurët e përdorur në ndërtimin e saj.

Kevseroglu shpjegoi se gurët e urës "u dogjën për një periudhë kohore për të rritur qëndrueshmërinë e tyre", duke theksuar se struktura historike është më e qëndrueshme se urat moderne.

Ura ka karakteristika unike

Kevseroglu deklaroi se ura u ndërtua nga arkitektë turq nga Stambolli dhe se mjeshtra të njohur të ndërtimit të kohës, si dhe shumë njerëz nga Kirkuku, punuan në këtë strukturë arkitekturore.

Duke u ndalur te karakteristikat e urës historike, Kevseroglu tha se, "Ura ka karakteristika unike. Për shembull, 12 harqet e saj përfaqësojnë 12 muajt e vitit, gjatësia e saj prej 365 metrash përfaqëson 365 ditët e vitit dhe gjerësia e saj prej 7 metrash përfaqëson 7 ditët e javës".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın