Bota

UNRWA ndan pamjet e krizës humanitare dhe shkatërrimit dyvjeçar në Gaza

Pamjet e shpërndara nga UNRWA zbulojnë krizën humanitare dhe shkatërrimin që vjen si pasojë e gjenocidit të vazhdueshëm në Rripin e Gazës që ka qenë nën sulmet izraelite për dy vjet

Mustafa Deveci  | 08.10.2025 - Përdıtësım : 08.10.2025
UNRWA ndan pamjet e krizës humanitare dhe shkatërrimit dyvjeçar në Gaza

Ankara

Pamjet e shpërndara nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) zbulojnë krizën humanitare dhe shkatërrimin që vjen si pasojë e gjenocidit të vazhdueshëm në Rripin e Gazës që ka qenë nën sulmet izraelite për dy vjet, transmeton Anadolu.

UNRWA ndau pamje të krizës humanitare dhe shkatërrimit në Gaza në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X. Filmimet që përbëhen nga pamjet e kamerave të regjistruara nga automjetet që i përkasin ekipeve të UNRWA-së që veprojnë në Gaza, nxjerrin në pah shkatërrimin e gjerë të shkaktuar në rajon pas sulmeve izraelite.

Në disa rrugë dhe lagje, pothuajse të gjitha shtëpitë dhe ndërtesat janë të dëmtuara. Trupi i një palestinezi të vrarë në sulmin izraelit shihet i shtrirë në anë të rrugës. Përveç shkatërrimit dhe masakrave, zhvendosja e detyruar e palestinezëve, e cila është bërë pjesë e jetës në Gaza për shkak të sulmeve izraelite, është kapur gjithashtu në pamjet e UNRWA-së.

Palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, shihen duke lëvizur nga një vend në tjetrin me duart e ngritura, duke mbajtur rroba të bardha. Pamjet filmike, të cilat përfshijnë edhe disa biseda në radio dhe në makinë midis stafit të UNRWA-së, tregojnë një oficer që thotë "Një shkollë tjetër është zhdukur", në lidhje me shkollën e shkatërruar nga Izraeli.

Në pamjet filmike paraqiten edhe ushtarë izraelitë që qëllojnë me armë në shenjë paralajmërimi pranë një konvoji të UNRWA-së që përpiqet të kalojë nëpër një rrugë në Gaza.

Në postim thuhet se shkollat ​​e UNRWA-së, ku palestinezët e zhvendosur po strehohen, janë bombarduar vazhdimisht dhe shumë ndërtesa që i përkasin institucionit janë shkatërruar gjithashtu.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın