Bota

UNRWA: Jeta e një milion fëmijëve në Gaza është e shënuar nga "lufta dhe shkatërrimi"

Fëmijët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre jashtë shkollës, janë detyruar të zhvendosen disa herë dhe nuk kanë pothuajse asgjë për të ngrënë

Nour Mahd Ali Abuaisha, Hamdi Yıldız  | 08.07.2025 - Përdıtësım : 08.07.2025
UNRWA: Jeta e një milion fëmijëve në Gaza është e shënuar nga "lufta dhe shkatërrimi"

Gaza

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) ka deklaruar se jeta e fëmijëve, të cilët përbëjnë gjysmën e popullsisë në Rripin e Gazës, është e shënuar me luftën dhe shkatërrimin, transmeton Anadolu.

UNRWA bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me situatën e fëmijëve në Gaza.

Në Gaza jetojnë afërsisht 1 milion fëmijë, thuhet në deklaratën ku theksohet se ajo që shënon jetën e këtyre fëmijëve është "lufta dhe shkatërrimi".

Deklarata vë në dukje se fëmijët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre jashtë shkollës, janë detyruar të zhvendosen disa herë dhe nuk kanë pothuajse asgjë për të ngrënë.

Ndër të tjera thekson rëndësinë e një armëpushimi për fëmijët në Rripin e Gazës dhe thuhet se kjo është thelbësore që rajoni të arrijë një të ardhme më të mirë.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën e tij javore për media në Gjenevë më 27 qershor tha se mesatarisht 112 fëmijë janë shtruar në spital çdo ditë në Gaza për trajtim të kequshqyerjes akute që nga fillimi i vitit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın