Bota

Unioni Ndërkombëtar i Avokatëve: Dënojmë terrorin, por edhe gjuhën e urrejtjes ndaj muslimanëve

Unioni Ndërkombëtar i Avokatëve bën të ditur se dënon në mënyrë më të fuqishme çdo lloj terrori dhe gjuhën e urrejtjes ndaj muslimanëve dhe vlerava të tyre.

Dzihat Aliju  | 30.10.2020 - Përdıtësım : 30.10.2020
Unioni Ndërkombëtar i Avokatëve: Dënojmë terrorin, por edhe gjuhën e urrejtjes ndaj muslimanëve

Shkup

Unioni Ndërkombëtar i Avokatëve ka reaguar për sulmet terroriste të fundit në Francë që kanë vrarë njerëz të pafajshëm, duke i dënuar fuqishëm ato, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të organizatës me seli në Stamboll të Turqisë, thuhet se janë duke refuzuar pa parakushte dhe dënojnë ashpër çdo lloj terrori, cilado qoftë është arsyetimi dhe baza.

"Besojmë se këto sulme janë sulme që janë bërë ndaj gjithë njerëzimit. Mendojmë se të gjithë shtetet, pa bërë dallime, duhet të zhvillojnë një qëndrim të përbashkët ndaj organizatave terroriste", theksohet në deklaratën e Unionit Ndërkombëtar të Avokatëve, me nënshkrimin e Sekretarit të Përgjithshëm, avokatit Necati Ceylan.

Unioni gjithashtu ka dënuar fuqishëm edhe sulmet që janë duke u kryer ndaj profetit dhe vlerave të muslimanëve.

"Jemi duke dënuar gjuhën e urrejtjes ndaj muslimanëve, e cila filloi në Francë dhe u përhap në vendet tjera të Evropës. Në këtë pikë, gjithashtu dënojmë edhe gjuhën e urrejtjes së presidentit të Francës dhe qasjen e tij që i konsideron fyerjet e muslimanëve si liri dhe mendojmë se kjo situatë nuk i ngjan presidentit të një vendi si Franca", thuhet në deklaratë.

Unioni Ndërkombëtar i Avokatëve, në deklaratë bën të ditur se dënon në mënyrë më të fuqishme çdo lloj terrori dhe gjuhën e urrejtjes ndaj muslimanëve dhe vlerava të tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.