UNICEF: Numri i fëmijëve obezë në mbarë botën tejkalon për herë të parë fëmijët nënpeshë
Sipas një raporti të UNICEF-it bazuar në të dhëna të mbledhura nga më shumë se 190 vende, 1 në 10 fëmijë të moshës shkollore ndikohet nga obeziteti

Ankara
Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se për herë të parë numri i fëmijëve obezë në mbarë botën ka tejkaluar numrin e fëmijëve nënpeshë, transmeton Anadolu.
Sipas një raporti të UNICEF-it bazuar në të dhëna të mbledhura nga më shumë se 190 vende, 1 në 10 fëmijë të moshës shkollore ndikohet nga obeziteti.
188 milionë fëmijë të prekur nga obeziteti janë në rrezik të zhvillojnë sëmundje kërcënuese për jetën.
Që nga viti 2000 e deri më sot, shkalla e nënpeshës tek fëmijët e moshës 5-19 vjeç ka rënë nga 13 për qind në 9,2 për qind, ndërsa shkalla e obezitetit është rritur nga 3 për qind në 9,4 për qind.
Shkalla e obezitetit tek fëmijët ka tejkaluar shkallën e atyre me nënpeshë në të gjitha rajonet e botës, përveç Afrikës Sub-Sahariane dhe Azisë Jugore.
Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, theksoi se obeziteti është një burim shqetësimi që mund të ndikojë në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, duke theksuar se ushqimet e mbipërpunuara po zëvendësojnë gjithnjë e më shumë frutat, perimet dhe proteinat.
Raporti u bëri thirrje gjithashtu qeverive dhe organizatave të shoqërisë civile që të marrin masa për të siguruar që fëmijët të kenë qasje në ushqim të shëndetshëm.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.