Bota

UNICEF: Fëmijët në Sudan po vdesin nga uria, sëmundjet dhe dhuna

"Fatkeqësisht, situata në të gjithë vendin po përkeqësohet me shpejtësi. Fëmijët po vdesin nga uria, sëmundjet dhe dhuna e drejtpërdrejtë", tha Sheldon Yett

Muhammet İkbal Arslan  | 05.08.2025 - Përdıtësım : 05.08.2025
UNICEF: Fëmijët në Sudan po vdesin nga uria, sëmundjet dhe dhuna

Gjenevë

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Sudan, Sheldon Yett tha se "situata në të gjithë vendin po përkeqësohet me shpejtësi ndërsa fëmijët po vdesin nga uria, sëmundjet dhe dhuna", transmeton Anadolu.

Yett bëri vlerësimet e tij në internet gjatë një konference javore për media të mbajtur nga Zyra e OKB-së në Gjenevë.

Duke përmendur vizitën e tij në provincat Port Sudan dhe Khartum në Sudan javën e kaluar, Yett tha se ishte dëshmitar i ndikimit të kësaj krize, krizës më të madhe humanitare në botë, tek fëmijët dhe familjet.

"Gjatë detyrës sime, pashë shtëpi, banesa dhe ndërtesa të shkatërruara, depon tonë në Khartum të plaçkitur dhe të shndërruar në rrënoja dhe furnizimet me ndihmë humanitare në depo të shkatërruara. Pashë komunitete të zhvendosura dhe fëmijë të detyruar të jetojnë në lagje të mbipopulluara", tha Yett.

Ai thekson se partnerët e tij po bëjnë gjithçka që munden ndërsa vendi ende përballet me sfida sigurie.

"Fatkeqësisht, situata në të gjithë vendin po përkeqësohet me shpejtësi. Fëmijët po vdesin nga uria, sëmundjet dhe dhuna e drejtpërdrejtë. Ata po privohen nga shërbimet shpëtimtare", tha Yett.

"Ne duhet të rrisim me shpejtësi shërbimet shpëtimtare për fëmijët (sudanezë) dhe për ta bërë këtë, na duhet qasje e sigurt dhe e vazhdueshme te fëmijët kudo që janë", deklaroi ai.

- Konflikti në Sudan

Sudani ka qenë skenë e përleshjeve të dhunshme midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) që nga 15 prilli 2023.

Konflikti, i cili ka shkaktuar krizën më të madhe të zhvendosjes në botë sipas Kombeve të Bashkuara, ka shkaktuar shkatërrime të rënda në infrastrukturën, shëndetësinë, arsimin dhe sektorët ekonomikë të vendit.

Më shumë se 11 milionë njerëz u zhvendosën brenda vendit për shkak të konfliktit ndërsa rreth 4 milionë njerëz ikën në vendet fqinje.

Më 20 maj, ushtria sudaneze mori kontrollin e kryeqytetit, Khartum.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın