Bota

Ukrainë, në sulmet ruse ndaj Kievit vriten dy persona dhe disa të tjerë plagosen

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në një deklaratë me shkrim në llogarinë e tij Telegram tha se rusët sulmuan Kievin me raketa dhe dronë

Davit Kachkachishvili  | 07.05.2025 - Përdıtësım : 07.05.2025
Ukrainë, në sulmet ruse ndaj Kievit vriten dy persona dhe disa të tjerë plagosen Foto: Danylo Antoniuk / AA

Kiev

Të paktën dy persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm ajror që ushtria ruse kreu në kryeqytetin ukrainas, Kiev, transmeton Anadolu.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në një deklaratë me shkrim në llogarinë e tij Telegram tha se rusët sulmuan Kievin me raketa dhe mjete ajrore pa pilot (dronë).

Ai theksoi se ushtria ruse kreu fillimisht një sulm me raketa balistike dhe më pas me dronë ndërsa vuri në dukje se dy persona humbën jetën dhe shtatë të tjerë, përfshirë katër fëmijë u plagosën si pasojë e sulmit.

"Rusët lëshuan katër raketa balistike dhe 142 dronë gjatë natës", tha Zelenskyy duke shtuar se rusët gjatë natës kryen sulme edhe ndaj rajoneve Dnipropetrovsk, Kherson, Zhytomyr, Donetsk dhe Zaporizhia të Ukrainës.

Presidenti ukrainas tha se duhet të ushtrohet presion ndërkombëtar mbi Rusinë për të ndalur sulmet.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın