Bota

Ukrainë, agjencia kundër korrupsionit arreston ish-ministrin e Energjisë ndërsa përpiqej të largohej nga vendi

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës se Herman Halushchenko u arrestua si pjesë e çështjes së korrupsionit "Midas".

Elena Teslova  | 15.02.2026 - Përdıtësım : 15.02.2026
Ukrainë, agjencia kundër korrupsionit arreston ish-ministrin e Energjisë ndërsa përpiqej të largohej nga vendi

Moskë

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) njoftoi sot se ish-ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko, është ndaluar teksa po përpiqej të largohej nga vendi, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në Telegram, Byroja Kundër Korrupsionit tha se veprimet hetimore janë duke vazhduar dhe premtoi se do të japë detaje të tjera më vonë.

“Sot, gjatë kalimit të kufirit shtetëror, detektivët e Byrosë Kundër Korrupsionit ndaluan ish-ministrin e Energjisë në kuadër të çështjes ‘Midas’. Veprimet prioritare hetimore janë në zhvillim e sipër, të kryera në përputhje me kërkesat ligjore dhe me autorizim gjykate. Detajet do të pasojnë”, thuhet në njoftimin e agjencisë kundër korrupsionit.

Rasti “Midas” (Operacioni Midas) i referohet një hetimi të profilit të lartë për korrupsion në Ukrainë, i bërë publik në nëntor 2025, i cili zbuloi një skemë mashtrimi prej 100 milionë dollarësh në sektorin e energjisë.

Halushchenko u emërua ministër i Energjisë në prill 2021 dhe u bë ministër i Drejtësisë në korrik 2025.

Në nëntor 2025, Kuvendi i Ukrainës e shkarkoi atë mes skandalit të korrupsionit dhe raportohet se i ishte ndaluar largimi nga vendi.

Sipas mediave ukrainase, ai po përpiqej të largohej nga Ukraina me tren.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın