Ukraina: Është koha të "konfiskohen" asetet ruse, "jo vetëm të ngrihen"
- "Nëse bota nuk synon të ndryshojë regjimin në Rusi, kjo do të thotë që edhe pasi të mbarojë lufta, Moska do të përpiqet të destabilizojë vendet fqinje", pohoi presidenti Volodymyr Zelenskyy

Londër
LONDËR (AA) - Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se detyra kryesore e Evropës sot është "të ndalojë Rusinë", duke sugjeruar që asetet ruse duhet të konfiskohen, jo vetëm të ngrihen, transmeton Anadolu.
"Është koha të konfiskohen asetet ruse, jo vetëm të ngrihen. Të konfiskohen dhe të përdoren për t’i shërbyer paqes, jo luftës", tha Zelenskyy gjatë fjalimit të tij nëpërmjet videokonferencës në Konferencën Helsinki+50, e cila mbahet në kryeqytetin finlandez Helsinki.
Ai vuri në dukje se evropianët duhet të mbrojnë veten nga kërcënimet e paraqitura nga Rusia në planin afatgjatë.
"Nëse bota nuk synon të ndryshojë regjimin në Rusi, kjo do të thotë që edhe pasi të mbarojë lufta, Moska do të përpiqet të destabilizojë vendet fqinje", pohoi ai.
Zelenskyy tha se "detyra kryesore e Evropës është të ndalojë Rusinë tani dhe të bëjë gjithçka" që mundet për të rritur pikat e tyre të forta të përbashkëta në siguri, ekonomi, teknologji dhe zhvillim shoqëror.
E organizuar nga Finlanda, Konferenca Helsinki+50 shënon 50-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit, i cili u nënshkrua për të përmirësuar marrëdhëniet midis bllokut lindor dhe perëndimor gjatë Luftës së Ftohtë duke adresuar çështjet e sigurisë, ekonomisë dhe humanitare.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.