Ukraina: Separatistët pro-rusë 60 herë shkelën armëpushimin në Donbas
Në njoftimin nga Forcat e Armatosura të Ukrainës thuhet se separatistët dje në vende të ndryshme kanë shkelur armëpushimin 60 herë

Kiev
Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë bërë të ditur se separatistët pro-rusë në vende të ndryshme të rajonit Donbas kanë shkelur armëpushimin 60 herë, duke rezultuar në plagosjen e dy ushtarëve ukrainas dhe dy civilëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga Forcat e Armatosura të Ukrainës thuhet se separatistët dje në vende të ndryshme kanë shkelur armëpushimin 60 herë.
Në njoftim theksohet se dy ushtarë ukrainas dhe dy civilë u plagosën si pasojë e zjarrit të separatistëve në vende të ndryshme, përfshirë në Vodiane, Luganske, Svitlodarsk, Marinke, Piski, Avdiyivka dhe Shirokino, ndërsa 43 nga shkeljet janë kryer me armë të ndaluara sipas Marrëveshjeve të Minskut.
Po ashtu njoftohet se sot separatistët kanë shkelur armëpushimin gjashtë herë në rajonet Bolotone, Chermali, Shumi, Nognatovka dhe Staragnatovka.
Kriza e Donbasit
Më 21 nëntor të vitit 2013 në kryeqytetin Kiev të Ukrainës nisën demonstratat pasi presidenti Viktor Janukoviç nuk nënshkroi Marrëveshjen e Asociimit me Bashkimin Evropian (BE).
Pasi Yanukovych u largua nga vendi në shkurt të vitit 2014 pas rritjes së demonstratave, separatistët pro-rusë shpallën të ashtuquajturën pavarësinë e tyre në qytetet Donetsk dhe Lugansk në rajonin lindor Donbas të vendit.
Që nga viti 2014 më shumë se 13 mijë njerëz kanë humbur jetën në përleshjet mes separatistëve pro-rusë dhe qeverisë së Kievit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.