Bota

Ukraina: Rusia kreu sulme me raketa ndaj 4 qyteteve

Sipas autoriteteve të Ukrainës u kryen sulme me raketa nga ushtria e Rusisë

Ramin Abdullayev  | 23.01.2024 - Përdıtësım : 23.01.2024
Ukraina: Rusia kreu sulme me raketa ndaj 4 qyteteve

Kiev

Në orët e para të mëngjesit ndaj kryeqytetit Kiev dhe qyteteve Kharkiv, Pavlohrad dhe Balakleya të Ukrainës u kryen sulme me raketa nga ushtria e Rusisë, transmeton Anadolu.

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, theksoi se në kryeqytet u shënuan shpërthime dhe se u plagosën të paktën nëntë persona.

Gjendja e njërit prej të plagosurve është kritike, njoftoi Klitschko, duke njoftuar se një shtëpi u evakuua për shkak të një rakete të pashpërthyer.

Kryetari i Bashkisë së Kharkivit, Oleh Syniehubov, njoftoi se në sulmin raketor humbën jetën tre persona dhe u plagosën 28 të tjerë, përfshirë një fëmijë.

Syniehubov tha se "ushtria e Rusisë në sulm përdori raketat lundruese të llojit X-22".

Ndërsa në sulmin në qytetin Pavlohrad thuhet se ka humbur jetën një person, ndërsa si pasojë e shpërthimeve në qytetin Balakleya njoftohet se janë plagosur dy persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın