Bota

Ukraina: Rusia kreu sulm me raketë balistike "Iskander-M" dhe 111 dronë

Ukraina njoftoi se ushtria ruse kreu sulm duke përdorur raketë balistike të llojit "Iskander-M" dhe 111 mjete ajrore pa pilot (dronë)

Davit Kachkachishvili  | 30.01.2026 - Përdıtësım : 30.01.2026
Ukraina: Rusia kreu sulm me raketë balistike "Iskander-M" dhe 111 dronë

Kiev

KIEV (AA) - Ukraina njoftoi se ushtria ruse kreu sulm duke përdorur raketë balistike të llojit "Iskander-M" dhe 111 mjete ajrore pa pilot (dronë), transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës thuhet se Rusia kreu sulm ajror në vend gjatë natës duke përdorur raketa dhe dronë.

Deklarata vuri në dukje se ushtria ruse përdori raketë balistike "Iskander-M" dhe 111 dronë, përfshirë dronë të tipit "Shahed", "Gerbera" dhe "Italmas" dhe se 80 dronë u neutralizuan nga forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Dronët e tjerë dhe një raketë goditën 15 pika në vend ndërsa kërcënimi i sulmeve ajrore në disa rajone të Ukrainës ende vazhdon, thuhet më tej.

Në një deklaratë nga Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (DSNS) në llogarinë e saj në mediat sociale, thuhet se në sulmin ajror të ushtrisë ruse ndaj Kharkivit, u dëmtua ndërtesa administrative e institucionit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.