Bota

Ukraina: Rusia duhet të dëgjojë thirrjen e OKB-së për t'i dhënë fund luftës

"Rusia më në fund duhet të dëgjojë Sekretarin Përgjithshëm të OKB-së dhe t‘i japë fund luftës kundër Ukrainës ose të paktën të lejojë një pauzë humanitare", tha ministri i Jashtëm ukrainas, Kuleba

Nazir Aliyev Tayfur  | 20.04.2022 - Përdıtësım : 20.04.2022
Ukraina: Rusia duhet të dëgjojë thirrjen e OKB-së për t'i dhënë fund luftës

Kiev

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se Rusia duhet të dëgjojë thirrjen "përfundoni luftën" të bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga Twitteri, Kuleba tha se "Rusia më në fund duhet të dëgjojë Sekretarin Përgjithshëm të OKB-së dhe t‘i japë fund luftës kundër Ukrainës ose të paktën të lejojë një pauzë humanitare".

Duke vënë theksin se agresori dhe pushtuesi i vetëm në këtë luftë është Rusia, Kuleba tha se "Ukraina gjithmonë ka qenë dhe është e gatshme për të kërkuar paqe".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın