Bota

Ukraina: Në sulmin ushtrisë ruse me raketa në Kharkiv vdesin 10 persona

Kryetari i Komunës së Kharkiv-it, Igor Terehov, njoftoi se dita e nesërme është shpallur ditë zie në këtë qytet

Bahtiyar Abdülkerimov  | 18.08.2022 - Përdıtësım : 18.08.2022
Ukraina: Në sulmin ushtrisë ruse me raketa në Kharkiv vdesin 10 persona Foto: AA/Arkiv

Kiev

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit me raketa të ushtrisë ruse ndaj qytetit ukrainas Kharkiv, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Komunës së Kharkiv-it, Igor Terehov, në deklaratën e tij tha se njësitë ruse në orët e mbrëmjes kanë sulmuar me raketa ndërtesën trekatëshe.

Ai tha se në sulm kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa janë plagosur 20 të tjerë. Duke njoftuar se është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore, Terehov tha se ata që kanë mbetur pa shtëpi u është siguruar strehim.

"Sado që të bombardojnë Ukrainën dhe Kharkivin, ne jo vetëm që do të mbijetojmë, por edhe do të fitojmë në të njëjtën kohë. Do ta fitojmë ndaj Rusisë dhe dhe vdekjes", tha Terehov.

Terehov gjithashtu njoftoi se dita e nesërme është shpallur ditë zie në këtë qytet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın