Bota

Ukraina njofton se do të zhvillohen konsultime me SHBA-në në Zvicër për t'i dhënë fund luftës

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka miratuar përbërjen e delegacionit ukrainas, i cili do të kryesohet nga shefi i kabinetit presidencial, Andriy Yermak.

Elena Teslova  | 22.11.2025 - Përdıtësım : 22.11.2025
Ukraina njofton se do të zhvillohen konsultime me SHBA-në në Zvicër për t'i dhënë fund luftës

Moscow City

Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, njoftoi sot se konsultime për hapat drejt përfundimit të luftës do të zhvillohen në ditët në vijim, transmeton Anadolu.

Umerov tha në një deklaratë në Telegram se bisedimet do të mbahen mes përfaqësuesve ukrainas dhe amerikanë, me pjesëmarrjen e evropianëve si ndërmjetësues.

Sipas tij, tema kryesore do të jenë parametrat e një marrëveshjeje të ardhshme paqeje.

Ndërkohë, Zyra e Presidentit të Ukrainës konfirmoi nisjen e bisedimeve, duke theksuar se ato do të zhvillohen në Zvicër.

Sipas deklaratës, presidenti Volodymyr Zelenskyy ka miratuar përbërjen e delegacionit ukrainas, i cili do të kryesohet nga shefi i kabinetit presidencial, Andriy Yermak.

Delegacioni ka marrë udhëzimet negociuese, thuhet më tej.

Zyra theksoi se përfaqësuesit ukrainas “do t’i mbrojnë interesat e drejta të popullit dhe themelet e sigurisë evropiane”.

“Shpresojmë për një dialog konstruktiv dhe jemi të gatshëm të punojmë sa më shpejt që të jetë e mundur për të arritur paqe reale. Ukraina kurrë nuk e ka dashur këtë luftë dhe do të bëjë gjithçka për ta përfunduar atë me një paqe të dinjitetshme”, thuhet në deklaratë.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se Moska ka marrë një draft të një plani paqeje prej 28 pikësh të SHBA-së për Ukrainën, por “askush nuk ka zhvilluar diskutime thelbësore” për të.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.