Bota

Ukraina: Në sulmin e Rusisë me dron ndaj Kharkivit humbën jetën 4 persona

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Ukrainës thuhet se sulmi shënjestroi një nga zonat e banuara në qytet

Ekip  | 04.04.2025 - Përdıtësım : 04.04.2025
Ukraina: Në sulmin e Rusisë me dron ndaj Kharkivit humbën jetën 4 persona Foto: Emergjenca e Shtetit të Ukrainës

Kharkiv

Të paktën 4 persona humbën jetën dhe 35 të tjerë u plagosën në sulmin e ushtrisë ruse gjatë natës me mjete ajrore pa pilot (dronë) ndaj qytetit Kharkiv të Ukrainës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Ukrainës thuhet se sulmi shënjestroi një nga zonat e banuara në qytet.

Ekipet shëndetësore dhe të shpëtimit që mbërritën në vendngjarje ndërhynë ndaj zjarrit, pas sulmit në ndërtesën administrative dhe banesat.

Si pasojë e zjarrit që shpërtheu pas sulmit u shënuan dëme edhe tek automjetet që ndodheshin aty pranë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın