Bota

Ukraina: Mbi 20 persona të vrarë në sulmin rus ndaj një vendbanimi në rajonin Donetsk

"Sipas informacioneve paraprake, numri i të vdekurve është më shumë se 20. Nuk ka fjalë për të thënë", tha Volodymyr Zelenskyy, duke treguar se në sulm u shënjestruan civilët

Davit Kachkachishvili  | 09.09.2025 - Përdıtësım : 09.09.2025
Ukraina: Mbi 20 persona të vrarë në sulmin rus ndaj një vendbanimi në rajonin Donetsk Foto: AA/Arkiv

Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi se mbi 20 persona u vranë në sulmin ajror të kryer nga ushtria ruse në vendbanimin Yarova në rajonin Donetsk të Ukrainës, transmeton Anadolu.

Në një postim në llogarinë e tij në Telegram, Zelenskyy bëri të ditur se ushtria ruse kreu një sulm ajror ndaj vendbanimit Yarova në Donetsk.

"Sipas informacioneve paraprake, numri i të vdekurve është më shumë se 20. Nuk ka fjalë për të thënë", tha Zelenskyy, duke treguar se në sulm u shënjestruan civilët.

Zelenskyy vuri në dukje se sulmi u krye ndërsa banorët e Yarovës po merrnin pensionet e tyre. "Bota nuk duhet të heshtë dhe të qëndrojë pa vepruar. SHBA-të duhet të kundërpërgjigjen", tha Zelenskyy, duke i bërë thirrje botës të reagojë ndaj Rusisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.