Bota

Ukraina kërkon mbështetje nga mekanizmi i reagimit emergjent i NATO-s

Kërkesa në fjalë ka për qëllim ofrimin e ndihmës për të rritur kapacitetin e mbështetjes humanitare, duke përfshirë sigurimin e ujit, ushqimit dhe karburantit

Şerife Çetin  | 24.10.2025 - Përdıtësım : 24.10.2025
Ukraina kërkon mbështetje nga mekanizmi i reagimit emergjent i NATO-s

Bruksel

Ukraina ka kërkuar mbështetje nga Qendra Euro-Atlantike e NATO-s për Koordinimin e Reagimit ndaj Fatkeqësive (EADRCC), transmeton Anadolu.

NATO bëri një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen ku thuhet se "Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare përmes EADRCC, mekanizmit të NATO-s për reagim ndaj emergjencave".

Në deklaratë tërhiqet vëmendja se sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës kanë ndikuar në mënyrë serioze popullsinë civile të vendit dhe se sulmet kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e banesave, ujit, energjisë elektrike, ngrohjes dhe asaj publike.

Kërkesa në fjalë ka për qëllim ofrimin e ndihmës për të rritur kapacitetin e mbështetjes humanitare, duke përfshirë sigurimin e ujit, ushqimit dhe karburantit.

Artikujt e ndihmës të kërkuar nga Ukraina përmes EADRCC përfshijnë kamionë me pajisje për ruajtjen e ushqimit, cisterna uji dhe kamionë karburanti.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın