Bota

Ukraina i bën thirrje Gjermanisë të lejojë furnizimin me armë për të frenuar Rusinë

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnyk, tha se forcimi i aftësive mbrojtëse të Ukrainës është bërë i nevojshëm për të penguar Rusinë nga agresioni i mëtejshëm

Ayhan Şimşek  | 25.01.2022 - Përdıtësım : 26.01.2022
Ukraina i bën thirrje Gjermanisë të lejojë furnizimin me armë për të frenuar Rusinë

Berlin

Ukraina i ka bërë thirrje Gjermanisë që të braktisë politikën e saj të bllokimit të furnizimeve me armë në vend, mes frikës së një aksioni ushtarak nga Rusia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnyk, mbrëmë për transmetuesin publik ARD tha se forcimi i aftësive mbrojtëse të Ukrainës është bërë i nevojshëm për të penguar Rusinë nga agresioni i mëtejshëm.

"Është e rëndësishme që diplomacia të vazhdojë, por kjo diplomaci duhet të mbështetet edhe nga një qëndrim i ashpër, gjithashtu duke marrë masa parandaluese. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se dërgesat e armëve duhet të mbeten të hapura", tha ai.

Gjermania deri më tani ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të armëve vdekjeprurëse në Ukrainë, duke theksuar politikën kufizuese të eksportit të armëve të vendit, e cila nuk lejon dërgimin e armëve në rajonet e konfliktit.

Ambasadori ukrainas argumentoi se kërcënimi me të cilin përballet Ukraina tregon se kjo është një situatë serioze dhe e jashtëzakonshme, e cila kërkon gjithashtu një përgjigje të jashtëzakonshme nga Gjermania.

"Kur një vend e gjen veten në një situatë vetëmbrojtjeje, dhe ky është rasti tani për Ukrainën, atëherë duhet të ketë përjashtime. Këto dërgesa nuk do të jenë kurrë një provokim i ri. Aleatët e tjerë kanë filluar tashmë dërgesat e armëve në javët e fundit", tha ai.

Ambasadori theksoi gjithashtu se Gjermania mban përgjegjësi historike për Ukrainën për shkak të krimeve të kryera nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rusia kohët e fundit grumbulloi dhjetëra mijëra trupa pranë kufirit lindor të Ukrainës, duke shkaktuar frikën se Kremlini mund të planifikojë një tjetër ofensivë ushtarake kundër fqinjit të tij ish-sovjetik.

Moska ka mohuar se po përgatitet për të pushtuar dhe thotë se trupat e saj janë atje për stërvitje. Në vend të kësaj, ajo ka lëshuar një listë të kërkesave të sigurisë, duke përfshirë mos anëtarësimin e Ukrainës në NATO, për të qetësuar tensionet ekzistuese.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın