Bota

Ukraina do të kërkojë nga SHBA-ja sistemin e mbrojtjes ajrore

Ministri i Jashtëm Kuleba tha se Ukraina do t'i kërkojë SHBA-së sistemin e mbrojtjes ajrore dhe teknologjinë kundër snajperëve

Talha Yavuz  | 06.05.2021 - Përdıtësım : 06.05.2021
Ukraina do të kërkojë nga SHBA-ja sistemin e mbrojtjes ajrore Foto: Talha Yavuz - AA

Kiev

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se ai do të diskutojë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken çështjen e mbështetjes me pajisje ushtarake, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për CNN, ministri Kuleba tha se Ukraina do t'i kërkojë SHBA-së sistemin e mbrojtjes ajrore dhe teknologjinë kundër snajperëve.

Në një kohë kur tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë vazhdojnë të jenë të larta, Kuleba tha se ai do të diskutojë me sekretarin Blinken çështjen e mbështetjes amerikane me pajisje ushtarake.

"Dua ta bëj të qartë se nuk ka të bëjë vetëm me ndihmën e SHBA-së, por edhe me blerjen. Ne duam që ky partneritet të jetë i dyanshëm", tha ministri i Jashtëm ukrainas.

Blinken mbërriti sot në Ukrainë për një vizitë zyrtare ku është planifikuar të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.