Ukraina do të blejë 100 avionë luftarakë "Rafale" nga Franca në vitet e ardhshme
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy arritën marrëveshje që Kievi të blejë 100 avionë luftarakë Rafale në vitet e ardhshme
Ankara
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy arritën marrëveshje që Kievi të blejë 100 avionë luftarakë Rafale në vitet e ardhshme, transmeton Anadolu.
Macron priti në bazën ajrore "Villacoublay" pranë Parisit, Zelenskyyn, i cili po zhvillon vizitën e tij të nëntë zyrtare në që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi. Në bazën ajrore, Macron dhe Zelenskyy nënshkruan një letër qëllimi që përcakton se Ukraina do të blejë pajisje mbrojtëse franceze në vitet e ardhshme.
Sipas raporteve të mediave franceze që citojnë burime në Pallatin Elysee, letra e qëllimit përfshin blerjen e rreth 100 avionëve luftarakë francezë Rafale nga Ukraina, së bashku me sistemet e mbrojtjes ajrore SAMP-T të gjeneratës së ardhshme që janë aktualisht në zhvillim, sisteme radarësh dhe mjete ajrore pa pilot gjatë dekadës së ardhshme.
Në një postim në llogarinë e tij në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, Macron njoftoi marrëveshjen që ai dhe Zelenskyy arritën lidhur me shitjen e avionëve luftarakë dhe pajisjeve në Kiev, duke e quajtur atë një "ditë të shkëlqyer".
