Bota

Ukraina: 2 të vrarë dhe 15 të plagosur në sulmin e dronit rus gjatë natës në Odesa

Guvernatori i qytetit Odesa tha se zjarre kanë shpërthyer në disa pjesë të qytetit dhe se shërbimet e emergjencës po punojnë për të shuar zjarret

Burç Eruygur  | 01.05.2025 - Përdıtësım : 02.05.2025
Ukraina: 2 të vrarë dhe 15 të plagosur në sulmin e dronit rus gjatë natës në Odesa

Istanbul

Ukraina ka bërë të ditur se të paktën dy persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një sulm me dron rus gjatë natës në qytetin port jugperëndimor Odesa, transmeton Anadolu.

“Sulmi armik dëmtoi ndërtesa të larta banimi, shtëpi private, një supermarket, një shkollë dhe makina. Dy persona vdiqën dhe 15 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit”, njoftoi guvernatori i qytetit Odesa, Oleh Kiper.

Kiper tha se zjarre kanë shpërthyer në disa pjesë të qytetit dhe se shërbimet e emergjencës po punojnë për të shuar zjarret.

“Eliminimi i pasojave të sulmit vazhdon. Tendat po vendosen në terren për ndihmë shtesë”, shtoi ai.

Më vonë, Forcat Ajrore të Ukrainës pretenduan se mbrojtja e tyre ajrore rrëzoi të paktën 74 nga 170 dronë të lëshuar nga Rusia për të sulmuar vendin. Forcat ajrore thanë se rajonet Kharkiv, Sumy, Donetsk dhe Kiev gjithashtu u prekën nga sulmi i natës.

Autoritetet ruse akoma nuk kanë komentuar mbi pretendimet dhe verifikimi i pavarur është i vështirë për shkak të konfliktit të armatosur në vazhdim, i cili tashmë është në vitin e katërt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın