Bota

Ukrainë, të paktën 18 të vdekur në sulmin raketor rus në Odesa

Zëdhënësi i administratës rajonale të Odesës, Serhiy Bratchuk tha se 30 persona të tjerë janë plagosur

Ekip  | 01.07.2022 - Përdıtësım : 01.07.2022
Ukrainë, të paktën 18 të vdekur në sulmin raketor rus në Odesa

Kiev

Të paktën 18 persona, përfshirë dy fëmijë, humbën jetën në sulmet raketore ruse në ndërtesat e banimit në qytetin port ukrainas të Odesës, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në videon e sulmit sot herët në mëngjes shihen ndërtesa të shkatërruara në Odessa.

Nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas, Kiril Tymoshenko tha se 18 persona kanë humbur jetën, përfshirë dy fëmijë.

Zëdhënësi i administratës rajonale të Odesës, Serhiy Bratchuk tha se 30 persona të tjerë janë plagosur.

Mediat ukrainase raportuan se objektivi i sulmit me raketa ishte një ndërtesë banimi shumëkatëshe dhe një zonë rekreative.

Sulmi vjen pasi forcat ruse u tërhoqën nga Ishulli i Gjarprit në Detin e Zi të enjten.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın