Bota

Ukrainë, vazhdon evakuimi i civilëve nga Donbasi në Rusi

Autoritetet rajonale të Rostovit do të ofrojnë 3.274 vende në qendrat e akomodimit të përkohshëm për qytetarët e rajoneve Donetsk dhe Lugansk

Gorana Jakovljevic  | 20.02.2022 - Përdıtësım : 21.02.2022
Ukrainë, vazhdon evakuimi i civilëve nga Donbasi në Rusi foto: Denis Abramov/AA

Rostov

Evakuimi i civilëve nga Donetsk dhe Lugansk që ndodhen në rajonin ukrainas Donbas ka vazhduar sot drejt Rostov-it të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Separatistët pro-rusë në rajonin Donbas të Ukrainës lindore urdhëruan një evakuim masiv të qytetarëve në Rusi të premten mbrëma.

"Autoritetet rajonale të Rostovit do të ofrojnë 3.274 vende në qendrat për strehim të përkohshëm për qytetarët e Republikave Popullore të Donetsk dhe Lugansk - DNR dhe LNR", njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

Udhëheqësit e Donetskut dhe Luganskut pretendojnë se Ukraina po përgatit një ofensivë ushtarake në rajon dhe thonë se do t'i japin përparësi evakuimit të grave, fëmijëve dhe të moshuarve në rajonin e Rostovit përtej kufirit.

Ukraina i ka mohuar akuzat. Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhny tha se Kievi nuk planifikon "asnjë operacion sulmues ose granatim të civilëve në Donbas".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın