Bota

Ukrainë, sulmi rus në Kherson vret dy persona dhe plagos 22 të tjerë

Ndërtesat e banimit u dëmtuan në sulm, i cili goditi zonat civile, sipas autoriteteve lokale

Ajdin Aliji  | 24.10.2025 - Përdıtësım : 24.10.2025
Ukrainë, sulmi rus në Kherson vret dy persona dhe plagos 22 të tjerë

Shkup

Dy persona u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën në një sulm rus në qytetin jugor Kherson, në Ukrainë, njoftoi Administrata Ushtarake Rajonale e Khersonit, transmeton Anadolu.

Ndërtesat e banimit u dëmtuan në sulm, i cili goditi zonat civile, sipas autoriteteve lokale.

Rusia filloi "operacionin e saj special ushtarak" më 24 shkurt 2022 dhe pretendoi se synon mbrojtjen e njerëzve në rajonin lindor të Ukrainës.

Që atëherë, miliona njerëz janë zhvendosur, mijëra kanë humbur shtëpitë e tyre dhe qindra institucione mjekësore dhe arsimore janë shkatërruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın