Bota

Ukrainë, në 24 orët e fundit evakuohen mbi 5 mijë civilë

Zv/kryeministrja ukrainase, Vereshchuk tha se nëpërmjet korridoreve të evakuimit 5.208 civilë kryesisht nga Mariupoli janë evakuuar në zona të sigurta në 24 orët e fundit

Meiramgul Kussainova  | 27.03.2022 - Përdıtësım : 27.03.2022
Ukrainë, në 24 orët e fundit evakuohen mbi 5 mijë civilë

Kiev

Zëvendës kryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk njoftoi se nëpërmjet korridoreve të evakuimit 5.208 civilë kryesisht nga Mariupoli janë evakuuar në zona të sigurta në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ajo tha se më 26 mars për evakuimin e civilëve kanë funksionuar 10 korridore humanitare. "Nga korridoret në fjalë janë evakuuar në zona të sigurta 5.208 civilë", theksoi Vereshchuk duke shtuar se vetëm nga qyteti Mariupol janë evakuuar mbi 4 mijë persona.

Vereshchuk potencoi se po zhvillojnë punime për të hapur edhe nesër korridorin e ndihmës humanitare në destinacionin Zaporizhzhia-Mariupol.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın