Bota

Ukrainë, 4 të vrarë dhe 13 të plagosur në sulmin rus me dron në Kharkiv

"Sipas të dhënave paraprake, katër persona u vranë dhe të paktën 13 u plagosën, dy prej tyre fëmijë", thuhet në një deklaratë të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës

Burç Eruygur  | 24.11.2025 - Përdıtësım : 24.11.2025
Ukrainë, 4 të vrarë dhe 13 të plagosur në sulmin rus me dron në Kharkiv

Istanbul

Ukraina tha të hënën se të paktën katër persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën në një sulm me dron rus gjatë natës në qytetin verilindor të Kharkiv, transmeton Anadolu.

"Sipas të dhënave paraprake, katër persona u vranë dhe të paktën 13 u plagosën, dy prej tyre fëmijë", thuhet në një deklaratë të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës në Telegram, duke raportuar se janë shënjestruar distriktet Shevchenkivskyi dhe Saltivskyi të qytetit.

Në një deklaratë në mëngjes, Guvernatori i Kharkivit, Oleh Synyehubov pretendoi se një total prej 15 dronësh u lëshuan në qytet gjatë natës.

"Në Kharkiv, shtatë shtëpi private, një pallat apartamentesh, rrjete elektrike, një ndërmarrje civile, katër makina dhe një ndërtesë institucioni arsimor u dëmtuan", shtoi Synyehubov.

Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës pretenduan në një deklaratë të mëvonshme në Telegram se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi 125 nga 162 lloje të ndryshme dronësh të lëshuar nga Rusia.

"Objektet e infrastrukturës civile dhe familjet private në rajonet Kharkiv, Chernihiv dhe Dnipropetrovsk u prekën më shumë", shtoi deklarata.

I vendosur rreth 30 kilometra (18,6 milje) nga kufiri rus, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkiv, është shënjestruar rregullisht nga sulmet ajrore gjatë luftës që vazhdon prej më shumë se 3 vitesh.

Autoritetet lokale në rajonet Chernihiv dhe Dnipropetrovsk nuk raportuan asnjë viktimë.

Rusia nuk ka komentuar menjëherë për sulmin, megjithëse Ministria e saj e Mbrojtjes pretendoi se ka kapur 93 dronë ukrainas të nisur drejt vendit gjatë natës, nga të cilët 45 u rrëzuan mbi rajonin kufitar të Belgorod.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın