Ujërat e përmbytjeve mbulojnë vendndodhjen e projektit të anuluar të aeroportit të Meksikës në liqenin Texcoco
- Më shumë se 3 milionë metra kub ujë u grumbulluan në këtë vend, duke e përmbytur strukturën ikonike "X" që dikur simbolizonte planin e diskutueshëm për aeroportin

Shkup
LIQENI TEXCOCO (AA) - Ujërat e përmbytjeve kanë mbuluar vendndodhjen e projektit të anuluar të Aeroportit të Ri Ndërkombëtar të Meksikës (NAIM) në liqenin Texcoco, pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së djeshme, raporton Anadolu.
Më shumë se 3 milionë metra kub ujë u grumbulluan në këtë vend, që ndodhet në verilindje të kryeqytetit meksikan Mexico City, duke e përmbytur strukturën ikonike "X" që dikur simbolizonte planin e diskutueshëm për aeroportin.
Ujërat e përmbytjeve tani mbulojnë pothuajse 13 për qind të Parkut Ekologjik të liqenit Texcoco, një zonë e shpallur e mbrojtur natyrore.
Autoritetet mjedisore po monitorojnë zonën për ndikime të mundshme afatgjata, ndërsa rajoni vazhdon transformimin e tij në një zonë e rimëkëmbjes ekologjike pasi projekti i aeroportit u anulua zyrtarisht në vitin 2019.
Meksika anuloi aeroportin NAIM duke përmendur vullnetin demokratik, rreziqet mjedisore dhe gjeologjike, si dhe shqetësimet në lidhje me tejkalimet e kostove dhe korrupsionin. Ndërprerja shkaktoi detyrime të konsiderueshme financiare, por që atëherë ky vend është ripërdorur në një projekt të madh restaurimi ekologjik.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.