Bota

Udhëheqësit e BE-së mblidhen për të diskutuar mbi sigurinë, tarifat amerikane dhe emigracionin

- Samiti vjen në një kohë pasigurie globale në rritje, me krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së që kërkojnë të përforcojnë pozicionin e bllokut.

Melike Pala  | 26.06.2025 - Përdıtësım : 26.06.2025
Udhëheqësit e BE-së mblidhen për të diskutuar mbi sigurinë, tarifat amerikane dhe emigracionin

Bruksel

BRUKSEL (AA) - Udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) u mblodhën sot në Bruksel për samitin e fundit të vitit për të adresuar sfidat në rritje gjeoekonomike dhe të sigurisë, duke u përqendruar në konkurrencën strategjike të Evropës, gatishmërinë mbrojtëse dhe marrëdhëniet e jashtme mes krizave të vazhdueshme në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Udhëheqësit mblidhen në Bruksel për mbledhjen e fundit të mandatit të rregullt dhe përfundimin e presidencës gjashtëmujore të Këshillit të BE-së të Polonisë. Samiti vjen në një kohë pasigurie globale në rritje, me krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së që kërkojnë të përforcojnë pozicionin e bllokut.

Shumica e udhëheqësve do të mbërrijnë pas një samiti të NATO-s me rreziqe të larta, ku ata premtuan rritje të konsiderueshme të shpenzimeve të mbrojtjes dhe punuan për të zbutur tensionet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.


- Siguria dhe mbrojtja në krye të agjendës

Forcimi i sigurisë dhe mbrojtjes evropiane mbetet në agjendës ndërsa udhëheqësit vlerësojnë progresin në rritjen e aftësive mbrojtëse të BE-së deri në vitin 2030. Takimi vjen pas samitit të NATO-s në Hagë, me anëtarët e BE-së që janë gjithashtu aleatë të NATO-s, që pritet të përafrojnë përpjekjet për gatishmërinë dhe kapacitetin industrial.

"Duke ecur përpara, ne duhet të udhëhiqemi nga një qasje kolektive ndaj mbrojtjes dhe sigurisë, dhe një fokus në shpenzimet efikase", tha më parë presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Udhëheqësit do të shqyrtojnë gjithashtu aftësinë e bllokut për t'u përballur me kërcënimet hibride dhe për të përforcuar strukturat e sigurisë së brendshme në dritën e kërcënimeve kibernetike në rritje dhe ndërhyrjeve të huaja.


- Lindja e Mesme dhe Ukraina

Udhëheqësit e BE-së pritet të përsërisin mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën, me diskutime që do të përfshijnë rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE dhe mbështetjen ushtarake. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, është planifikuar të marrë pjesë përmes video-konferencës.

Udhëheqësit do të shqyrtojnë mundësitë për të rritur presionin ndaj Rusisë, përfshirë thirrjet për një "armëpushim kuptimplotë dhe negociata të vërteta".

Anëtarët do të debatojnë për paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë dhe të ardhmen e kufizimit të çmimeve të naftës ruse, masa që disa vende i kundërshtojnë për shkak të shqetësimeve se ato mund të rrisin kostot e energjisë.

Samiti do të trajtojë përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza dhe rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm rajonal. Udhëheqësit e BE-së pritet të nënvizojnë nevojën për deeskalim, qasje humanitare dhe mbështetje për një zgjidhje me dy shtete.


- Emigrimi dhe siguria kufitare

Emigrimi mbetet një çështje kyçe. Udhëheqësit do të ndjekin zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme dhe do të vlerësojnë progresin në sigurimin e kufijve të jashtëm. Komisioni Evropian pritet të japë kontribut mbi masat operative dhe menaxhimin afatgjatë të emigracionit.

Në përgjigje të krizave të fundit dhe kërcënimeve në zhvillim, udhëheqësit do të diskutojnë forcimin e përgatitjes së përgjithshme të BE-së, përfshirë mbrojtjen civile, menaxhimin e krizave dhe rezistencën ndaj aktiviteteve hibride.

Samiti do të përfundojë me një deklaratë përfundimesh që do të formësojnë agjendën e BE-së për katër muajt e ardhshëm dhe do të shërbejnë si një barometër i gjendjes politike të Evropës mbi sfidat kryesore rajonale dhe globale.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın