Bota

Udhëheqësi suprem i Iranit shpall fitoren ndaj Izraelit: "Pothuajse është shembur"

- "Me gjithë atë zhurmë, me gjithë ato pretendime, regjimi sionist, nën goditjet e Republikës Islamike, pothuajse është shembur dhe është shtypur", tha Khamenei në një mesazh televiziv drejtuar popullit iranian

Betül Yılmaz  | 26.06.2025 - Përdıtësım : 26.06.2025
Udhëheqësi suprem i Iranit shpall fitoren ndaj Izraelit: "Pothuajse është shembur"

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, shpalli fitoren ndaj Izraelit gjatë luftës së tyre 12-ditore, transmeton Anadolu.

"Me gjithë atë zhurmë, me gjithë ato pretendime, regjimi sionist, nën goditjet e Republikës Islamike, pothuajse është shembur dhe është shtypur", tha Khamenei në një mesazh televiziv drejtuar popullit iranian të postuar në llogarinë e tij zyrtare X.

"Ju përgëzoj për fitoren mbi regjimin zhgënjyes sionist", shtoi ai.


- Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit

Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme.

Shumë vende përfshirë Turqia, e dënuan sulmin e Izraelit.

Më 22 qershor, SHBA-ja kreu sulme ndaj objekteve bërthamore të Iranit në Fordo, Natanz dhe Isfahan.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më pas njoftoi se është arritur një "armëpushim i plotë dhe total" midis Izraelit dhe Iranit dhe se në këtë mënyrë lufta do të përfundojë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın